English

Zbulimi: Tryeza rrumbullake e Mbretit Artur, në të vërtetë qe një amfiteatër

Londër, 12 Korrik, NOA – Figura e Mbretit Artur ka qenë gjithmonë një enigmë, kështu që mbetet ende legjendë ajo e tryezës së rrumbullakët rreth të cilës ai mblidhte kalorësit para çdo beteje kundër saksonëve.

Por një dokumentar i fundit, tregon se mesa duket, disa ekspertë kanë identifikuar vendndodhjen e saktë të Mbretit Artur, duke zbuluar se e famshmja tryezë e rrumbullakët e Kamelotit ka ekzistuar me të vërtetë, por në vend të të qenit një tabelë druri klasike apo mermeri, ajo ishte më tepër një hapësirë rrethore brenda amfiteatrit të Chesterit.

E përbërë nga një masiv guri dhe druri mbi 12 metra të lartë, ajo daton që nga kohët romake dhe mund të mbajë brenda deri në 10 000 njerëz.

Sipas rindërtimit të bërë nga akademikë, struktura rrethore e këtij amfiteatri përputhet me hierarkitë e kohës, që nga fisnikët e rajonit që uleshin të parët në arenë, ndërsa ata të rangut më të ulët janë të pozicionuar më tutje në grupe gurësh.

Dhe zgjedhja e Chesterit si vendi i ndërtimit të këtij amfiteatri nuk ishte e rastit, sepse në atë vend mbreti do të kishte raportuar një nga fitoret e tij më të mëdha të 12 betejave në 40 vjet kundër saksonëve.

"Në vend të ndërtimit posaçërisht të Kamelotit, - tha historiani britanik Chris Gildlou, - Mbreti Artur ka ndjekur logjikën, duke zgjedhur për të përdorur një strukturë ekzistuese, e braktisur nga romakët, ku nuk bëhet fjalë vetëm për një tryezë, por vend strehimi për 1 mijë njerëz”.

n.e/NOA

KOMENTE