English

Amsterdam, një 22 vjeçar italian gjendet i vdekur në kanal

Torino, 13 korrik 2010 NOA - Është kthyer në mister vdekja e një 22 vjeçari italian nga Torino, trupi i të cilit u gjet i pajetë në ujërat e një kanali, në Amsterdam.

Viktima, Simone Recrosio, ishte një kuzhinier i Ronco Canavese, i cili prej dy vitesh jetonte në qytetin holandez, ku ka punuar si kuzhinier në një restorant italian.

Vdekja e tij ka ndodhur në natën në mes të mërkurës dhe të enjtes. Familja nuk kishte kontaktuar me atë që nga mbrëmja e së hënës. Ata, të cilët u alarmuan më parë ishin kolegët e tij të punës, ku në sajë të mungesës së italianit në kuzhinë ata u shqetësuan për të, ku si rrjedhojë lajmëruan autoritetet.

Policia lokale, për momentin, nuk përjashton asnjë hipotezë, nga një rënie aksidentale në ujë në një përplasje të biçikletës me një makinë e deri në një agresion i cili mund të ketë çuar në vrasjen e djaloshit.

r.b/NOA

KOMENTE