English

Axhenda, 13 Korrik- Atsh

ATSH Ora 10:00 - P/ligji 'Për disa ndryshime në ligjin 'për buxhetin e shtetit 2010', diskutohet sot në disa komisione të përhershme të Kuvendit. Ora 11.00 -Ministri i TKRS, Ferdinand Xhaferaj, do te inspektoje ecurinë e punës në mozaikun e fasadës së Muzeut Historik Kombëtar. Ora 11.00- Levizja 'Mjaft' organizon në ambientet e Hotel 'Rogner' një tryezë te rrumbullaket me pjesëmarrjen e Ambasadorit gjerman, Bernd Borchardt, si dhe studenteve te Universitetit te Tiranes per te diskutuar per problematikat qe shoqerojne procesin e liberalizimit te vizave. Ora 13:00 - Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Ora 18:00 - Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të diskutuar mbi buxhetin e këtij viti. KOSOVE Ora 15:45 -Konferencë për media e Komandantit të Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, Admiralit Mark Fitzgerald, i cili do të vizitojë shtabin qendror të KFOR-it dhe do të takohet me Gjeneral Lejtnant Markus Bentler.
KOMENTE