Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Disidentët e Kubës, nisin largimin drejt Spanjës
English

Disidentët e Kubës, nisin largimin drejt Spanjës

Havana, 13 Korrik, NOA – Kanë nisur largimin e tyre nga Kuba drejt Spanjës grupi i parë i të burgosurve politikë, të cilët u liruan nga autoritetet kubaneze pak ditë më parë.

Bëhet fjalë në total për 52 disidentë, vendimi për lirimin e të cilëve u mor nga Havana zyrtare, në prani edhe të autoriteteve të larta spanjolle dhe të Kishës Romano-Katolike.

Shtatë prej këtyre personave tashmë janë dërguar në aeroportin e Havanës për t'u ribashkuar me anëtarët e familjarët e tyre, të cilët u larguan nga Kuba bashkë me ta.

Kuba u vu nën presion ndërkombëtar për lirimin e tyre pasi një prej disidentëve të burgosur vdiq nga uria për të tërhequr vëmendje lidhur me gjendjen e tyre.

Ndërsa ata janë burgosur gjatë një operacioni të ndërmarrë nga autoritetet kubaneze ndaj aktivistëve të opozitës në vitin 2003.

Nga ana e saj, Kuba gjithnjë e ka kundërshtuar faktin se mban të burgosur politikë, duke i quajtur ata si mercenarë të paguar të Amerikës, të cilët duan të minojnë qeverinë kubane.

Tashmë ata kanë mundur të përfitojnë viza spanjolle dhe duke mundësuar kështu më pas bashkimin me familjarët e tyre në aeroportin e Havanës, për t’u larguar njëherë e mirë nga Kuba, e cila sipas tyre, nuk i lejonte të jetonin si njerëz të lirë.

n.e/NOA

KOMENTE