Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e Matit, përmirëson aksesin e informacionit
English

Gjykata e Matit, përmirëson aksesin e informacionit

Burrel, 13 korrik, NOA – Për të luftuar korrupsionin në sistemin gjyqësor shqiptar, programi i USAID-it po punon me 10 gjykata pilote për të përmirësuar performancën dhe përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve.

Zyrat për informimin e publikut është njëra prej disa masave të përgjegjshmërisë të prezantuara prej USAID-it, të cilat shërbejnë si sportele me një ndalesë ku qytetarët kanë mundësinë të marrin me shpejtësi dhe me lehtësi dokumente prej gjykatës.

Sot u hap një e tillë në Mat, me një ceremoni publike ku morën pjesë drejtori i USAID-it për Shqipërinë, Xhozef Uilliams dhe kryetari i gjykatës, Artan Çupi.

“Ndërhyrje të tilla, ndonëse relativisht të vogla janë ato që sjellin një ndryshim të vërtetë si në përvojën aktuale të publikut, ashtu edhe në perceptimin për gjyqësorin”, tha Uilliams.

Sipas tij, ndërhyrje të tilla përmirësojnë ofrimin e drejtësisë në mënyra që qytetarët i shohin dhe i ndjejnë.

Përveç ngritjes së kësaj zyre, USAID-i ka ofruar edhe trajnime për daktilografim të shpejtë për sekretaret e gjykatës, në mënyrë që të përmirësojë cilësinë dhe saktësinë e procesverbaleve të sesioneve.

Për të përmirësuar transparencën dhe për ta ndihmuar gjykatën në planifikimin e raportimin e saj financiar, USAID-i i ka ofruar gjykatës një program kompjuterik financiar, si dhe ka trajnuar financierin e gjykatës për përdorimin e tij.

n.e/NOA

KOMENTE