Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grupi Parlamentar I Ps-Së Mandaton Gramoz Ruçin Për Negociatat Me Pd-Në
English

Grupi Parlamentar I Ps-Së Mandaton Gramoz Ruçin Për Negociatat Me Pd-Në

TIRANË, 13 Korrik/ATSH/.- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste mandatoi sot kryetarin e tij, Gramoz Ruçi, për nisjen e negociatave me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, për gjetjen e zgjidhjes së ngërçit politik në vend. Krerët e dy grupeve më të mëdha në parlament do të negociojnë për çështjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. Ky hap i opozitës erdhi pas deklarimit të djeshëm të Kryeministrit Sali Berisha, i cili njoftoi vendimin e PD-së për të ngarkuar drejtuesin e grupit të saj parlamentar, Astrit Patozi, që të ndërmjetësojë me PS-në në hetimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. Kryeministri Berisha tha se maxhoranca edhe më pare ishte shprehur e gatshme për transparencën e zgjedhjeve bazuar në rezolutën e Parlamentit Europian./a.s/s.s./
KOMENTE