English

Itali - "Ndrageta" - Arrestohet Domenico Oppedisano, Konsiderohet Si Kreu I Organizatës

ROMË, 13 korrik /ATSH-ANSA/ - Ndër të arrestuarit e blicit të sotëm kundër organizatës mafioze "Ndrageta", është edhe Domenico Oppedisano, 80 vjeç, i cili konsiderohet nga hetuesit si numri 1 aktual i bandave kalabreze, mësohet nga burime të informuara. Emërimi i tij në krye të organizatës është bërë në 19 gusht të vitit 2009 gjatë martesës së Elisa Pelle dhe Giuseppe Barbaro, të dy fëmijë bosësh. /e.v/
KOMENTE