English

Kapet 21-vjeçari, posedonte lëndë narkotike

Fier, 13 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Fierit kanë kapur në flagrancë 21-vjeçarin Erjon Qejvani, banues në fshatin Levan, për posedim lëndësh narkotike.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se në orët e mesnatës, gjatë një kontrolli personal të ushtruar ndaj tij, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar si narkotike, e llojit kanabis sativa, me peshë 2 gram, e cila u sekuestrua më pas në cilësinë e provës materiale.

Ndaj tij tashmë rëndon vepra penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet proceduriale do t’i referohen prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE