Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korce: Dhimiter Orgocka Merr Cmimin Aktori I Evropes
English

Korce: Dhimiter Orgocka Merr Cmimin "Aktori I Evropes"

KORÇE, 13 korrik / ATSH- Behar Fejzulla /. - Aktori dhe regjisori i mirënjohur, Dhimitër Orgocka u nderua me çmimin "Aktori i Evropës" në Festivalin Ndërkombëtar të Oteshevo, (Maqedoni). Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve te Korçës, Vladimir Torroveci, duke bërë të njohur lajmin, tha se në festivalin e Oteshevo, qytet në Parkun Kombëtar të Prespës nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, pjesë e marredhënieve ndërkufitare trepalëshe, Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi, morën pjesë 12 trupa teatrale nga Maqedonia, Shqipëria, Greqia, Kosova, Bullgaria, Sërbia, Rusia, Franca, etj. Aktori Dhimitër Orgocka dhe trupa e aktoreve të Teatrit të Korçës që interpretoi dramën "Vetvrasja e luleve", me autor Namik Dokle në dy gjuhë, shqip dhe rusisht, u duartrokit nga publiku artdashës. Vlerësime maksimale per interpretim aktori Dhimitër Orgocka dha edhe kritika e artit dramatik të Maqedonisë dhe juria ndërkombëtare e Festivalit, e cila e shpalli aktorin më të mirë të Festivalit, duke i dhënë çmimin "Aktori i Evropës". Dhimitër Orgocka, regjisor me karierë të pasur në teatrin "A.Z.Çajupi" në Korçë ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj. Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe me çmime. Çmimi i fundit "Aktor i Evropës", i dhënë në Festivalin Ndërkombëtar të Oteshevos është një vlerësim tjetër i rëndësishëm për këtë personalitet të artit të skenës. /a.ke/
KOMENTE