English

Lajme Shkurt Nga Korça-Kronika

Arsenal armësh në shtëpinë e personit që kundërshtoi me armë policinë Një arsenal i tërë armësh dhe municionesh është gjetur në shtëpinë e shtetasit Myrderi Verdha, në fshatin Leshnicë të rrethit të Pogradecit, i cili dje në mesditë rezistoi të dorëzohej, duke hapur zjarr ndaj policisë që kishte rrethuar banesën e tij. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Korçës, Eftjola Kacorri, bëri të ditur sot në një komunikim me shtypin, se gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 pistoleta tip TT, 2 automatikë kallashnikovë, 20 copë kapsolla donatore, 500 m fitil, një aparat për shpërthimin në distancë të lëndëve plasëse, 10 kallëpë tritol, si dhe 3000 euro, 1000 dollarë amerikanë dhe 20 milion lekë. Sipas policisë, shtetasi Myrderi Verdha ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa lejë dhe dyshohet se është edhe autor i disa vrasjeve të ndodhura në rrethin e Pogradecit gjatë 2-3 viteve të fundit./b. fejzulla/ Plagosen rëndë në një aksident një grua dhe fëmija i saj 3 vjeçar Një grua dhe fëmija e saj 3 vjeç janë përplasur rëndë paraditen e sotme nga një automjet i drejtuar nga një shtetas i huaj. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë e Qarkut të Korçës bëri të ditur se sot u arrestua në kushtet e flagrancës drejtuesi i fondacionit "Qendra e Adhurimit Evangjelistik", në Korçë, Keli Daniel, 42 vjeç, i cili me automjetin e tij me targa KO 3809 B, ka aksidentuar rëndë paraditen e sotme shtetasen Brunilda Beshiri, 25 vjeç dhe djalin e saj 3-vjeçar, F.B., të cilat ishin kalimtarë në rrugë. Sipas ekspertëve të policisë rrugore, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara me të cilën qarkullonte autovetura e drejtuar nga 42 vjeçari Keli Daniel. Mësohet se nënë e djalë ndodhen në spitalin e Korçës në gjendje kritike për jetën./b. fejzulla/ s.s./
KOMENTE