Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lushnje, Arrestohen Tre Persona, Kundërshtuan Me Dhunë Punonjësit E Policisë
English

Lushnje, Arrestohen Tre Persona, Kundërshtuan Me Dhunë Punonjësit E Policisë

TIRANË, 13 Korrik /ATSH/ - Tre persona u arrestuan në orët e para të ditës së sotme nga forcat e policisë së Lushnjës pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se në orët e para të mëngjesit të sotëm, strukturat e Rendit në Policinë e Lushnjes, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit Elton Bishti, 27 vjeç, nga Tirana, Mihal Zharkalli, 30 vjeç, me banim në Gjirokastër, si dhe Theodhoraq Zharkalli, 43 vjeç, nga Tirana. Këta shtetas akuzohen se rreth ores 21.00 të mbrëmjes së djeshme, duke udhëtuar me mjetin e tyre, që drejtohej nga Elton Bishti, në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës, kanë kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjesit e Policisë Rrugore . Ndërkohë, nën akuzën e "vjedhjes së mbetur në tentativë", Policia e Lushnjes arrestoi mbrëmjen e së hënës shtetasin Agron Marina, 51 vjeç, banues në Divjakë, teksa tentonte të vidhte një magazinë me materiale elektrike, në pronësi të një shtetasi. /m.sh/
KOMENTE