Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kërkesa E Ps-Së Për Transparencë, Alibi Për Demtimin E Zgjedhjeve Të Ardhshme
English

Meta: Kërkesa E Ps-Së Për Transparencë, Alibi Për Demtimin E Zgjedhjeve Të Ardhshme

TIRANE, 13 Korrik/ ATSH- A.Gegvataj/ - "E gjithë e ashtuquajtura transparencë nga ana e PS-së ka qënë dhe mbetet një alibi për të dëmtuar procesin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri", deklaroi sot gjatë një konference për shtyp zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta.. "Fakti që prej kaq kohësh nuk ka asnjë kërkesë nga ana e PS-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen e hapjes së fletëve të votimit dhe rinumërimit të tyre, si dhe nuk ka vullnet të shprehur për të filluar reformën zgjedhore, më shtyjnë të mendoj se, kërkesa e opozitës për transparencë, mbetet një alibi për dëmtim të zgjedhjeve të ardhshme dhe jo për ta përmirësuar atë përmes listës së rekomandimeve nga OSBE/ODIHR", tha Meta. Sipas tij, "më e interesuar për fillimin e reformës zgjedhore duhet të jetë PS, si forcë opozitare dhe forcë politike që mendon se ka shumë për të bërë për të përmirësuar transparencën. Dhe transparenca duhet përmirësuar dhe garantuar përmes ndryshimeve të ligjit të zgjedhjeve". "I vetmi pretekst që ata kishin se komisoni hetimor parlamentar ishte miratuar pa prezencën e tyre, tashmë ka rënë që kur Kryeministri Berisha konfirmoi dje, por edhe më përpara, se është i gatshëm për të punuar për formatimin e këtij komisioni me kontributin dhe prezencën e opozitës në parlament", përfundoi zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta./s.s./
KOMENTE