Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Pse besoj se Rama ka plan ogurzi për zgjedhjet vendore
English

Meta: Pse besoj se Rama ka plan ogurzi për zgjedhjet vendore

Tiranë, 13 Korrik 2010 NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili drejton dhe ministrinë e Jashtme, në post të njëkohshëm me atë të zëvendëskryeministrit, ka folur sot mbi zhvillimet e fundit politike në vend duke u ndalur tek veprimet e opozitës.

Sipas z.Meta, dy janë elementët kryesorë “që më shtyjnë të mendoj se e gjithë e ashtuquajtura transparencë është vetëm një alibi për të dëmtuar procesin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri dhe jo për ta përmirësuar atë, mbi bazën e problemeve të vërejtura nga procesi i fundit”.

Më poshtë ndiqni intervistimin e plotë:

Si e vlerësoni ju rezolutën e Parlamentit Evropian dhe si i komentoni pikat e saj që lidhen me zhvillimet politike në vend?

Do të doja të përshëndesja jo vetëm Rezolutën e Parlamentit Evropian të miratuar gjatë javës së kaluar, por në mënyrë të veçantë edhe propozimin e bërë dje nga Kryeministri Berisha, drejtuar në radhë të parë Partisë Socialiste me qëllim që Mazhoranca dhe Opozita, pa humbur asnjë minutë kohë, të punojnë së bashku për implementimin e gjithanshëm të kësaj Rezolute, e cila është inkurajuese për procesin e integrimit Evropian të vendit. Njëkohësisht, ajo është mjaft e qartë dhe inkurajuese për të zgjidhur në mënyrë të përbashkët ato diferenca të deritanishme, si mënyra më e mirë për të fokusuar të gjitha energjitë e institucioneve demokratike në vend për shpejtimin e proceseve integruese të vendit.

Unë do të dëshiroja që edhe Lidershipi i Partisë Socialiste, të tregonte vullnet të plotë në këtë drejtim dhe të kuptojë qartë se integrimi evropian i Shqipërisë nuk është një përgjegjësi vetëm e Qeverisë, por është një përgjegjësi e përbashkët, e të gjithë forcave politike, sepse është një aspiratë e cila i bashkon të gjithë qytetarët shqiptarë.

Si e vlerësoni fillimin e negociatave mes Grupeve Parlamentare të PD-së dhe PS-së pas miratimit të kësaj Rezolute?

Absolutisht, që ne e mbështesim këtë iniciativë dhe kërkojmë sa më shpejt një axhendë të qartë në zbatim të kësaj Rezolute të Parlamentit Evropian.

Cili do të jetë roli i LSI-së në zgjidhjen e ngërçit politik?

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka qenë dhe mbetet gjithnjë një forcë politike që mbështet dialogun dhe respektimin e institucioneve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që ekzistojnë për çështje të ndryshme, dhe kjo është normale. Ndaj dhe jemi një vend demokratik, jemi dhe një vend pluralist. Po njëkohësisht do të insistoj dhe do të kontribuoj gjithmonë që të bashkohen energjitë pozitive në të mirë të procesit të Integrimit Evropian të vendit.

Dje Kryeministri Berisha foli për një ndryshim të mundshëm në rezultat nëse hapen kutitë. Cili është mendimi juaj?

Ne jemi për zbatimin e të gjitha pikave të Rezolutës së Parlamentit Evropian dhe askush nuk duhet të abuzojë me vëmendjen dhe angazhimin e ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë dhe me përpjekjet e tyre për të lehtësuar kapërcimin e disa problemeve të deritanishme, që siç e kam shprehur prej kohësh, janë tërësisht artificiale, sepse të gjitha mjetet dhe instrumentet janë këtu për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Mendimi juaj për fletët e votimit?

Mendimi im ka qenë dhe mbetet i qartë, transparent dhe kushtetues, që Partia Socialiste i ka patur dhe i ka të gjitha mundësitë për tiu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, dhe ne kemi qenë dhe jemi për zbatimin e çdo lloj vendimi që merr Gjykata Kushtetuese ne lidhje me këtë çështje.

Sa optimist jeni për takimin mes z. Patozi dhe z. Ruçi, që mund të zgjidhë atë që nuk zgjidhi dot takimi Rama-Berisha?

Lidhur me çështjen e fletëve të votimit, besoj se Rezoluta është tepër e qartë, ashtu sikurse edhe qëndrimi i deritanishëm i ndërkombëtarëve, por njëkohësisht edhe i aktorëve vendorë ka qenë shumë i qartë. Përderisa ka mosmarrëveshje të thella dhe mosmarrëveshjet burojnë nga gjykimi krejt i kundërt, pra që Partia Socialiste e konsideron hapjen dhe rinumërimin e fletëve të votimit një të drejtë kushtetuese dhe që nuk e cënon Kushtetutën dhe ndërkohë është qëndrimi tjetër krejt i kundërt, që kjo është antikushtetuese, e vetmja rrugë mbetet çuarja dhe formulimi i kërkesës nga ana e Partisë Socialiste drejt Gjykatës Kushtetuese. PS i ka të gjitha votat e mjaftueshme të deputetëve të saj për ta bërë të mundur dhe konkretisht një kërkesë të tillë, dhe është thënë qartë se Mazhoranca do të respektojë çdo lloj vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që për hetimin e materialeve zgjedhore është bërë e qartë se do të respektohet ligji dhe kodi në fuqi, i cili sikurse e dini është një kod konsensual Rama-Berisha, pavarësisht se ne kemi qenë kundër këtij kodi dhe jemi për rishikimin e tij. Në këtë drejtim, mendoj se Partia Socialiste nuk duhet të humbasë kohë për tiu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në rast se ajo vërtet dëshiron të hapen fletët e votimit. Në rast të kundërt, çdo përpjekje e saj është një alibi për të zgjatur më tej këtë krizë tërësisht artificiale, sipas vlerësimit dhe gjykimit tim, por njëkohësisht është edhe një sfidë që i bëhet vëmendjes dhe përkushtimit të komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në ecjen përpara dhe kapërcimin e atyre diferencave të deritanishme.

Ka LSI një vendim politik lidhur me kandidaturën e z. Muçmata, ndërkohë që deputeti Naço e ka deklaruar votën e tij pro?

Për çështjen e votimit të dekretit të Presidentit, në përgjithësi politika jonë është për të mbështetur dekretet e Presidentit në të gjitha rastet, sepse mendojmë se dekretet e Presidentit janë menduar në mënyrën më të motivuar të mundshme nga institucioni përkatës që e ka këtë kompetencë kushtetuese. Pra është e qartë që unë respektoj tërësisht sovranitetin e deputetit Naço dhe të çdo deputeti të LSI-së dhe mendoj se qëndrimi kur bëhet fjalë për dekrete të tilla që kanë të bëjnë me titullarë të rëndësishëm të institucioneve kushtetuese, në radhë të parë duhet të jetë individual dhe në përgjegjësinë e çdo deputeti. Kjo është edhe arsyeja që edhe votimi tashmë është bërë nominal në mënyrë që publiku ta lexojë gjykimin e çdo deputeti të veçantë, ndryshe do të ishte thjesht në emër të grupeve parlamentare.

Si po funksionon Koalicioni PD-LSI duke qenë se kohët e fundit kemi parë ashpërsimin e disa deklaratave apo qëndrime ndryshe nga ana e LSI?

Marrëveshja është tepër funksionale, sidomos për elementët më të rëndësishëm që kanë të bëjnë me vetë funksionimin e Qeverisë dhe të qeverisjes, sidomos lidhur me procesin e integrimit Evropian. Njëkohësisht, vendimet e fundit nga ana e Qeverisë për shkurtimet e fundit në buxhetin e shtetit, mendoj që kanë qenë vendimi më i duhur për të përmirësuar më tej deficitin buxhetor dhe borxhin, që janë elemente shumë të rëndësishme si për kredibilitetin e ekonomisë shqiptare dhe sigurimin e burimeve të financimit nga jashtë, ashtu edhe për të evituar çdo situatë të ndërlikuar që mund të shfaqet në të ardhmen pasi e dimë se vetë situata ekonomike dhe financiare ne Evropë por edhe më gjerë ende nuk është shumë e qartë. Ashtu sikurse u konfirmua edhe nga përfaqësuesi i FMN-së z. Gerwin Bell dje, me të cilin unë pata një takim, Shqipëria pritet që të ketë një rritje të konsiderueshme pozitive në një vit të vështirë për të gjithë Evropën dhe për të gjithë botën. Kjo ka qenë një masë e domosdoshme që është marrë dhe ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim, të bindur se ruajtja e stabilitetit makroekonomik është objektivi i parë dhe madhor për këtë Qeveri dhe për të gjithë vendin tonë.

Po për sa i përket rastit në Durrës ku LSI bashkoi votat me PS?

Lëvizja Socialiste për Integrim voton në përputhje me bindjet e saj dhe nuk duhet të politizojmë çdo lloj votimi për arsyen shumë të thjeshtë se votimet janë të ndryshme për çështje të ndryshme.

Si po përmbushen kriteret për liberalizimi ne vizave?

Unë besoj se Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe besoj se kjo do të konfirmohet së shpejti, dhe gjithçka lidhur me axhendën e liberalizimit të vizave do të ecë sipas atyre angazhimeve që janë marrë prej kohësh nga ana e Qeverisë shqiptare.

Keni thënë gjithnjë se z. Rama krijon probleme për shkak se ai dëshiron të shmangë zgjedhjet lokale. Çfarë ju bën ta thoni këtë gjë?

Pikërisht dy janë elementët kryesorë që më shtyjnë të mendoj se e gjithë e ashtuquajtura transparencë është vetëm një alibi për të dëmtuar procesin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri dhe jo për ta përmirësuar atë, mbi bazën e problemeve të vërejtura nga procesi i fundit. Kjo sepse të gjithë e kemi konfirmuar atë që vetë OSBE – ODHIR dhe vëzhguesit vendas kanë konfirmuar përmes listës së rekomandimeve, pra përmirësimin e zgjedhjeve në të ardhmen. Fakti që prej kaq kohësh nuk ka asnjë kërkesë nga ana e Partisë Socialiste drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen e hapjes të fletëve të votimit dhe të rinumërimit të tyre, fakti që njëkohësisht nuk ka asnjë vullnet, të paktën deri tani të shprehur për të filluar reformën zgjedhore, për të cilën më e interesuar se kushdo tjetër sot duhet të ishte Partia Socialiste, si një forcë opozitare dhe si një forcë politike që mendon se ka shumë për të bërë për të përmirësuar transparencën e zgjedhjeve që përmirësohet duke garantuar përmirësimin dhe ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve, mendoj se janë të mjaftueshme.

Njëkohësisht, edhe i vetmi pretekst që ata kishin deri më sot se Komisioni Hetimor Parlamentar ishte miratuar pa prezencën e tyre, tashmë ka rënë, që kur Kryeministri Berisha ka konfirmuar dje por edhe më përpara se është i gatshëm për të punuar, për të formatuar edhe një herë një Komision Hetimor Parlamentar me kontributin dhe me prezencën e opozitës në Parlament.

A mendoni se duhet bërë në analizë e thellë e në viti qeverisjeje dhe a duhen bërë ndryshime në Qeveri?

Kjo është një çështje tjetër dhe është një pyetje në radhë të parë për Kryeministrin.

FUND

KOMENTE