English

Operacioni “Transaksioni” arrestohen 3 të dyshuar

Prishtinë, 13 Korrik, NOA – Forcat e Policisë së Kosovës kanë vazhduar aksionin e tyre nën operacionin e koduar “Transaksioni”, i cili ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandimit të drogës, në kuadrin e të cilit ishte arrestuar një person me 4 kg marijuanë.

Si vazhdimësi e këtij operacioni, në orët e hershme të mëngjesit sot është vazhduar me kontrollimin e shtëpive dhe objekteve të tjera që u përkisnin të dyshuarve, në katër zona të ndara në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit.

Gjatë këtij operacioni policor, mësohet se janë arrestuar tre persona të dyshuar me inicialet D.B; Sh.S dhe P.B; që të tre nga Gjakova.

Ndërsa gjatë kontrollit të shtëpive dhe objekteve janë sekuestruar 3 pistoleta të llojeve të ndryshme me nga një karikator, 14 fishekë dhe 1 kompjuter.

n.e/NOA

KOMENTE