English

Prangosja e bujshme, kapet në Bahamas “Gangsteri i Zbathur”

Në pak kohë u shndërrua në një hero popullor me këngë që i dedikohen atij, me bluza të stampuara dhe për t’u përmendur është fakti se fansat në Facebook kanë arritur shifrën e 56 mijë të tillëve

Bahamas, 13 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Pas dy vitesh në arrati është arrestuar në Bahamas Colton Harris Moore, djali amerikan me nofkën “Gangsteri i Zbathur”. I riu kishte zbarkuar në Bahamas një javë më parë, duke udhëtuar në bordin e një avioni privat të vjedhur, të pestin e “karrierës së tij”, e filluar që në 2008.

Djaloshi 19 vjeçar u kap në ishullin verior të Eleuthera. Djali ishte i kërkuar prej gati një jave në arkipelag, kjo pas një aksidenti që pësoi me aeroplanin e vogël të vjedhura në një aeroport në Indiana.

Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte humbur gjurmët që në 2008, kur ai u arratis nga një shkollë riedukimi në shtetin e Uashingtonit. Colton Harris Moore, në këto dy vjet ishte kthyer në një lloj heroi popullor dhe për të është folur së tepërmi.

Ai nuk zotëronte një patentë piloti, po kishte vjedhur edhe pesë herë të tjera avionë të vegjël për të shpëtuar nga kërkimet e policisë, ndërsa herë të tjera kishte përdorur makina dhe anije.

Ishin disa vjedhje në shtëpi private dhe zbulimi i një motoskafi të vjedhur në ishullin e Eleuthera, të cilat çuan në arrestimin e 19 vjeçarit. Rritur në vështirësi ekonomike me familjen e tij në Uashington, që fëmijë e kishte zakon të zhdukej për ditë me radhë dhe të kryente vjedhje të vogla teksa ishte në arrati.

Ai është dënuar për herë të parë në moshën 12 vjeçare dhe akuza ishte pikërisht ajo e vjedhjes.

Pasi u arratis dy vjet më parë nga një qendër riedukimi ai ke jetuar në arrati përgjatë gjithë kësaj kohe, duke lënë gjurmët e këmbëve të tij të zhveshura, pa akteve. Ndonjëherë ka arritur të vjedhë dhe ndonjë një top apo akullore.

Në pak kohë u shndërrua në një hero popullor me këngë që i dedikohen atij, me bluza të stampuara dhe për t’u përmendur është fakti se fansat në Facebook kanë arritur shifrën e 56 mijë të tillëve.

r.b/NOA

{youtube}YvubD-6QEZo{/youtube}

KOMENTE