Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Arrestohet Spiuni I 12-Ë I Implikuar Në Skandalin E 007 -Ave Ruse
English

Shba - Arrestohet Spiuni I 12-Ë I Implikuar Në Skandalin E "007"-Ave Ruse

NJU JORK, 13 korrik /ATSH-ANSA/ - Autoritetet amerikanë kanë arrestuar një tjetër person, i 12-ti, të implikuar në skandalin e spiunëve rusë, në qendër të një shkëmbimi historik me Moskën, shkruan sot e përditshmja "Wall Street Journal" duke cituar burime amerikane të informuara për këtë çështje. Bëhet fjalë për një rus 23 vjeçar i hetuar nga FBI që prej vjeshtës së kaluar. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka tërhequr interesin e hetuesve amerikanë te djali i ri, i cili ishte vënë nën vëzhgim që prej tetorit të vitit 2009 kur hyri në Shtetet e Bashkuara me një vizë që e kishte marrë dy muaj më parë. Burimet e gazetës shpjeguan se hetuesit nuk kanë mbledhur prova të mjaftueshme për akuzën. Në fakt hetuesit janë bindur se rasti i djaloshit është i ndryshëm nga ai i Anna Chapman dhe spiunëve të tjerë që javën e kaluar i pranuan akuzat para se të dëboheshin nga Shtetet e Bashkuara, në kuadër të një marrëveshje diplomatike me Rusinë për shkëmbimin e tyre me katër spiunë që kishin dhënë informacione për shërbimet sekrete perëndimore. Burimet e gazetës deklaruan se i riu nuk do të paditet por do të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara. /e.v/
KOMENTE