Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria Është Vendi Që Është Transformuar Më Shumë Në Gjithë Rajonin
English

Shqipëria Është Vendi Që Është Transformuar Më Shumë Në Gjithë Rajonin

hprehet Drejtori i ri i Bankës Europiane për Shqipërinë, Fabio Sierra, në takim me kyetaren Topalli- TIRANË, 13 Korrik/ATSH/.- Drejtori i ri i Bankës Europiane për Shqipërinë, Fabio Serra, gjatë një takimi sot me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, vlerësoi ndryshimet e mëdha të kryera në Shqipëri në 10 vitet e fundit, të cilat e kanë transformuar atë më shumë se vendet e tjera të rajonit. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se menaxheri i përgjithshëm i Bankës Europiane për Europën Qendrore dhe Juglindore, Peter Reiniger, prezantoi sot drejtorin Serra gjatë takimit me kryeparlamentaren Topalli. Duke vlerësuar klimën e favorshme ekonomike në Shqipëri, Reiniger tha se "parlamenti ka patur një rol shumë të rëndësishëm në shqyrtimin dhe miratimin e një kuadri shumë të mirë ligjor në ndihmë të biznesit." Kryetarja e Kuvendit, duke shprehur interes për intensifikimin e dialogut me Bankën Europiane, tha se "projektet me BE kanë qenë shumë të suksesshme. Investimet po shtohen me ritëm të lartë nga viti në vit. Shqipëria vijon të ketë rritje ekonomike, kemi reformuar thuajse tërësisht sistemin fiskal dhe procedurat për biznesin jo vetëm janë lehtësuar, por po shkojnë drejt aplikimit tërësisht online". Duke u ndalur në ligjet më të fundit që po shqyrtohen në parlament, Kryetarja e Kuvendit veçoi atë për krijimin e Agjensisë për Investimet e Huaja, një institucion i ri që do të ketë një impakt direkt në sigurinë e investimeve të huaja në Shqipëri. Topalli bisedoi me drejtorin Serra për vijimin e projekteve konkrete në infrastrukturë, energji, por edhe në turizëm. /a.s/
KOMENTE