English

Sport-Botëror/ Oktapodi Orakull Tërhiqet Nga Parashikimet

- Oktapodi gjeti të gjitha rezultatet e ekipit gjerman ndaj rivalëve të tij - TIRANË, 13 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Paul, oktapodi i famshëm, që u shndërrua gati në një mit për të gjithë botën, do të tërhiqet pas parashikimeve korrekte për aq ndeshje në Kupën e Botës në po aq këmbë sa ka ai, përfshirë dhe ndeshjen finale të fituar nga Spanja. Molusku parashikues "do të tërhiqet nga parashikimet zyrtar", tha Tanja Munzig, një zëdhënëse e akuariumit "Sea Life" në Oberhauzen, Gjermani, ku dhe Paul jetonte. "Ai nuk do të japë më parashikime orakulli, as në futboll, as në politikë, në jetën e artistëve apo ekonomi", tha ajo. "Paul do t'i kthehet punës së tij të mëparshme, thjesht të bëjë fëmijët të qeshin". Gjithsesi, Paul bëri edhe një punë të fundit. Punonjësit e akuariumit e paraqitën oktapodin me një kupë të artë, të ngjashme me trofeun zyrtar të Kupës së Botës. Oktapodi gjeti të gjitha rezultatet e ekipit gjerman ndaj rivalëve të tij. Pasi Argjentina humbi në çerekfinale me Gjermaninë, argjentinasit dëshironin ta vrisnin, e njëjta gjë ndodhi edhe me gjermanët, kur Paul parashikoi korrekt se Gjermania do të humbiste me Spanjën në gjysmëfinale. Mediat gjermane theksojnë se shkak për këtë mund të jenë bërë edhe agjencitë e basteve që kanë pësuar humbje prej parashikimeve të Oktapodit Paul./s.s./
KOMENTE