English

Takim Ministror Indi-Pakistan Në Përpjekje Për Rifillim Dialogu Dypalësh

ISLAMABAD, 13 korrik /ATSH-AFP/ - India dhe Pakistan do të përpiqen të enjten në Islamabad për të rinisur procesin e paqes mes dy vendeve, të tendosura ndjeshëm nga atentatet në Bombei në nëntor të vitit 2008, përmes një takimi mes dy krerëve të diplomacive respektive, S.M. Krishna dhe Shah Mehmood Qureshi, Nëse nuk arrihet asnjë progres mes dy fuqive bërthamore rivale të Azisë së Jugut nga ekspertët, dy zyrtarët ''duhet të trajtojnë të gjitha çështjet'' bilaterale, njoftuan kabinetet e tyre. Ky takim mund të lejojë vazhdimin e përmirësimit të brishtë të marrëdhënieve, të arritur në prill nga dy kryeministrat e vendeve gjatë një konference rajonale në Butan. Riafrimi dypalësh është inkurajuar edhe nga aleatët perëndimorë, duke nisur nga SHBA-ja, që nuk dëshirojnë një rivalitet indo-pakistanez të rigjallërohet në një moment kur, në rajon, Uashingtoni po përballet me vështirësi në Afganistan dhe po shtyn Pakistanin të bëjë më shumë lidhur me luftën kundër rebelëve talebanë./ /i.p/
KOMENTE