Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, Fabrika Vlora , Rikthen Traditën E Prodhimit Të Sardeleve
English

Vlorë, Fabrika "Vlora", Rikthen Traditën E Prodhimit Të Sardeleve

-Profil biznesi- VLORË, 13 Korrik/ATSH-H.Koçi/.-17 muaj pas nisjes së punës, fabrika e prodhimit të konservave të peshkut "Vlora", 10 km në veri të qytetit, reflekton suksesin e një biznesi që po konsolidohet me shpejtësi. Prodhimet e saj, sardelet e konservuara, që përfaqësojnë traditën e dikurshme të para viteve 1990-të, pëlqehen nga konsumatorët, ndërkohë që tregu është rritur. -Fabrika, konkretizim i përpjekjeve shumëvjeçare- Për Astrit Lazen, një nga bashkëpronarët e fabrikës së konservimit të peshkut në Vlorë, përfundimi dhe funksionimi i saj është konkretizim i përpjekjeve shumëvjeçare për të realizuar këtë projekt. Por ajo është edhe plotësim i një ëndrre të vjetër. Konservat e dikurshme të sardeleve me vaj ulliri të prodhuara në Vlorë, e ngacmonin fantazinë e tij dhe i kishin mbetur në kujtesë. Prandaj dhe vendosi të bënte realitet një projekt, që do të rikthente në treg këtë prodhim të munguar prej vitesh. Fabrika duhej të kishte jo vetëm emrin "Vlora", por edhe produktin me të njëjtën cilësi e shije. Tani, 17 muaj pas daljes në treg të prodhimit të parë, sardelet "Vlora" me vaj ulliri, janë mirëpritur dhe pëlqyer nga konsumatorët në Vlorë dhe në mjaft rrethe të vendit. -Arritjet më të fundit të teknologjisë - Fabrika e konservave të peshkut në Vlorë përfaqëson arritjet më të fundit të teknologjisë, e cila është italiane. Mjediset brenda saj janë bashkëkohore. Punonjësit, në pjesën më të madhe, gra e vajza, të veshura me uniformë e tepër të rregullta, qëndrojnë pranë makinerive, duke respektuar proçesin e prodhimit. Një mjedis i madh rreth 4000 metra katrorë, është sistemuar e rregulluar në përputhje me standardin e teknologjisë. Makineritë e përpunimit të konservave, ato të tharrjes, të paketimit, stazhionimit e magazinimit, vijnë në radhë njera pas tjetrës. Hallkat e ndryshme të procesit respektohen në mënyrë rigoroze. Në të kundërt, konservat nuk do të jenë të cilësisë së duhur. Laze thotë se, përveç teknologjisë, prodhimi ka edhe mjaft të fshehta të tjera, që përcaktojnë cilësinë e produktit. Nuk mjafton vetëm të respektohen hallkat, por ato kërkojnë edhe respektimin e kohës. "Psh, proçesi i tharjes është vendimtar. Pas përpunimit të sardeles, ato përcillen në aparaturat e tharjes. Në shumë fabrika të ngjashme, madje edhe jashtë vendit, ky moment shpesh nënvlerësohet, gjë që shoqërohet me pasoja", sqaron Laze. Ai shprehet se "tharrja e sardeleve ka një rëndësi të jashtëzkonshme. Nëse ajo nuk realizohet plotësisht, atëhere uji nuk lejon që vaji i ullirit të depërtojë njëtrajtësisht në të gjithë trupin e sardeles. Por, është pikërisht vaji i shpërndarë në të gjithë masën e peshkut, që e bën sardelen e konservuar të shijshme dhe të ushqyeshme. Në të kundërt, prodhimi do të jetë pa cilësi, pa shije". Por, cilësia e sardeleve të dikurshme të prodhuara në Kombinatin e Vlorës, kushtëzohej nga nga standardi i vajit të ullirit që përdorej për të mbushur njëtrajtësisht sardelet e thara në mënyrë të plotë. Kjo "e fshehtë", e mësuar nga tradita e dikurshme, po aplikohet me sukses në Fabrikën e Konservimit të Peshkut "Vlora". Fabrika ka një kapacitet prodhimi prej 5-7 tonë konserva në ditë. Por, nëse një vit më parë, prodhoheshin deri në 2 tonë, aktualisht treguesit janë rritur. Drejtuesit e saj janë optimistë se shumë shpejt fabrika do të funksionojë me kapacitet të plotë. Këtu ndikojnë mjaft sigurimi i lëndës së parë, sardelja e ujrave detare të Vlorës që po vjen duke u shtuar, si dhe vaji i ullirit i fermerëve të zonës, që është i një cilësie të lartë dhe garanton standardet e nevojshme të prodhimit. /s.s./
KOMENTE
  • Redjon Banushi20:20 - 12 Dhjetor 2011
    solla nga vlora 2 konserva me vaj ulliri per tia treguar klienteve ne rome 10 kliente i pane te mbyllura 15 klientet e tjere pane vetem kanacen sepse parkova kamionin para nje dyqan buke dhe i hengra vete me kane kenaqur me te vertet. po per ti sjelle ne rome.