English

Zhani Ciko Nderohet Me "Yllin E Artë Akademik Ndërkombëtar"

TIRANË, 13 Korrik/ ATSH/.- Drejtori i Teatrit Kombetar të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko nderohet me çmimin "Ylli i Arte Akademik Ndërkombetar" akorduar nga Akademia Imperialis. Në pergamenën, e cila shoqëron Yllin, është shkruar: "I akordohet Ylli i Artë Mjeshtrit Zhani Ciko, pasi me profesionalitetin e tij të madh, impenjimin dhe humanizmin e spikatur, ka arritur të flasë për paqen dhe të frymëzojë ndjenjat më të thella të dashurisë së mrekullueshme universale, përmes gjuhës unike, e cila arrin direkt në zemrat e njerëzve". Akademia Imperialis, me qendër presidenciale në Francavilla (Itali), Qendër Kombëtare në Romë dhe ne Delegacionin Europian në Madrid, është një nga Akademitë më të vjetra evropiane, e themeluar më 1705 nga Shkëlqesia e tij mbretërore, kardinali Giuseppe Renato Imperiali. Zhani Ciko i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me titullin "Mjeshtër i Madh", mban në të njëjtën kohë Medaljen e Lartë të akorduar nga shteti francez, "Kavalier i Arteve dhe Letrave" dhe së fundi "Yllin e Artë Akademik i Madh të Akademisë Imperialis. Ceremonia e dorëzimit te Yllit do të organizohet në vjeshtë. /s.d//a.ke/
KOMENTE