Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ekonomia Shqiptare Ka Fituar Besimin E Institucioneve Financiare Botërore
English

Berisha: Ekonomia Shqiptare Ka Fituar Besimin E Institucioneve Financiare Botërore

- Qeveria miraton marrjen e 3.2 miliard euro kredi nga institucione të ndryshme financiare botërore për të investuar në infrastrukturë - TIRANË, 14 Korrik/ATSH-Maela Marini/.- "Ekonomia shqiptare ka fituar një besim dhe kredibilitet të madh në qarqet financiare europiane dhe botërore", tha sot Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë, duke bërë të ditur se "Shqipëria ka përfituar nga këto institucione, kredi në vlerën 3.2 miliard euro, që do të investohen në zhvillimin e infrastrukturës së vendit". Duke informuar mediat mbi axhendën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha bëri të ditur se në këtë mbledhje miratohen kredi të mëdha për Shqipërinë të cilat përfshijnë të gjitha fushat, veçanërisht për financimin e infrastrukturës së vendit. Berisha tha se Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Islamike e Zhvillimit janë të angazhuara plotësisht në financimin e projekteve të mëdha, ndër të cilat, dhe autostrada Tiranë -Elbasan. "Këto dy banka me investimet e tyre do të financojnë të gjithë trajektoren e kësaj rruge, që është edhe një nga segmentet kryesore të Korridorti 8, me impakt të madh në shkurtimin e kohës për arritjen në Tiranë nga të gjitha skajet e Shqipërisë jugore dhe juglindore", tha Berisha. Kryeministri informoi se Banka Islamike, Fondi OPEC dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim janë angazhuar për një financim të madh edhe në rrugët rurale. Kreu i Qeverisë i shprehi mirënjohjen qeverisë japoneze e cila parashikon të ndihmojë me kredi të butë me shumën 100 milionë dollarë, ndërtimin e rrugëve rurale të vendit. Koorporata Financiare Ndërkombëtare, sipas Berishës "është angazhuar të rrisë financimin e saj për sektorin privat". Ai tha se Banka Gjermane e Zhvillimit ka marrë përsipër linjën e interkonjeksionit midis Tiranës dhe Prishtinës dhe po merr në konsideratë edhe linjën tjetër Tiranë- Shkup. "Kjo bankë ka angazhuar një shumë të re prej 50 milionë euro në fushën e ujësjellësave, por dhe rreth 40 milionë euro të tjera për ndërtimin e një HEC-i tjetër në Vaun e Dejës, ku do të vendoset një turbinë që rrit ndjeshëm kapacitetin e prodhimit", tha Berisha. Duke informuar më tej mbi kreditë që do të miratojë sot qeveria shqiptare, Kryeministri tha se "Banka e Detit të Zi merr përsipër financimin e rrugës së Arbrit". "Fondet e Gjirit Persik marrin përsipër e boshtit të Jugut, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim u angazhua dje që do të financonte të gjitha projektet, përfshirë dhe projektin shtesë Qafë Plloç-Librazhd", tha Berisha. Gjithashtu, Kryeministri tha se "qeveria austriake jep një kredi të butë jashtëzakonisht të leverdisshme për modernizimin me teknologjinë e fundit të 6 spitaleve në vend". I gjithë ky financim që në tërësinë e tij arrin rreth 3.2 miliard euro, sipas Kryeministrit Berisha "ka specifikë thellësisht pozitive, pasi i tëri i përkushtohet infrastrukturës dhe jo siç ndodhte më parë, rrogave dhe pensioneve". "Financimi prej 3.2 miliard euro do të ndryshojë tërësisht infrastrukturën rrugore të vendit, energjinë dhe lidhjet elektrike. Në takimin e djeshëm me Bankën Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim unë i kërkova këtij institucioni të madh financiar të konsiderojë me seriozitetin më të madh, nismën për projektin tjetër madhor midis Tiranës dhe Prishtinës, linjën hekurudhore", tha Berisha. Kreu i Qeverisë theksoi se "në bazë të këtyre financimeve të mëdha qëndron besimi tek ekonomia dhe qeveria shqiptare". Duke bërë terminologjinë e fjalës "kredi", ku prejardhja e saj vjen nga 'kredo-besoj', Berisha tha se "këto financime të mëdha, faktojnë besimin e madh që kanë institucionet e mëdha financiare botërore tek ekonomia dhe qeveria shqiptare". "Nëse diku ka krizë besimi, këtu ekziston besim i plotë ndaj ekonomisë shqiptare dhe qeverisë shqiptare. Ne na besojnë, kjo është e vërteta. Por një faktor shtesë madhor ishte edhe mesazhi që dërguam me ristrukturimin e buxhetit, të cilin miqtë dhe partnerët tanë financiarë, e kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer, si dëshmi e një serioziteti të kësaj qeverie", tha Berisha. Ai siguroi se "në çdo rast dhe nevojë, kreditë mund të njohin rritje të mëtejshme pas asnjë vështirësi, në përputhje me objektivat e kësaj qeverie"./n.m/
KOMENTE