English

Britani - Një Makinë Përfshihet Nga Flakët Pranë Pallatit Mbretëror

LONDËR, 14 korrik /ATSH-ANSA/ - Një automjet i parkuar pranë pallatit mbretëror "Buckingham Palace" u përfshi sot nga flakët rreth orës 10:15 me orën lokale. Dy zjarrfikëse, dhjetëra zjarrfikës dhe disa policë ndërhynë menjëherë dhe e mbyllën rrugën "The Mall", që të çon nga Sheshi Trafalgar drejt pallatit. Sipas një dëshmitari okular, cituar nga BBC, zjarri u vu shpejt nën kontroll. Rruga u rihap për këmbësorët dhe më pas për automjetet. Një zëdhënës i policisë britanike deklaroi "se bëhej fjalë për një incident relativisht të rëndë". /e.v/
KOMENTE