Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon/ Eurozonë - Eurostat: Prodhimi Industrial Shënon Rritje Me 0.9%
English

Ekon/ Eurozonë - Eurostat: Prodhimi Industrial Shënon Rritje Me 0.9%

BRUKSEL, 14 korrik /ATSH-ANSA/ - Prodhimi industrial është paraqitur i qëndrueshëm në zonën euro. Sipas Eurostat, instituti evropian i statistikave, në maj prodhimi është rritur me 0.9 për qind. Ndërsa në BE rritja ka qenë me 1 për qind. Të dhënat, pozitive por jo shumë të larta, konfirmojnë pasigurinë që ende është prezente në frontin e rimëkëmbjes ekonomike. Megjithatë, disa prej vendeve të Eurozonës kanë regjistruar një performancë shumë të mirë. Gjermania ka shënuar një rritje me 2.9 për qind duke u rikonfirmuar si lokomotiva e prodhimit industrial. Edhe Franca është paraqitur mirë, me 1.9 për qind dhe Italia me 1 për qind. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar vetëm 0.6 për qind rritje, më pak se Greqia që regjistroi 0.9 për qind. Ndërsa negativisht vazhdon Spanja, e cila ka shënuar një rënie me 0.3 për qind. Sektorët që kanë kontribuuar më shumë në rritjen e prodhimit industrial në Eurozonë janë ai i të mallrave të konsumit afatgjatë (+2.4%), ndjekur nga ai i mallrave të investimit (+1.0%) dhe nga ai i mallrave të ndërmjetëm (+0.8%). Edhe prodhimi i energjisë ka shënuar një rritje me 0.6 për qind. /e.v/
KOMENTE