English

Elbasan: Gjendet I Vetevarur Ne Garazhin E Tij 46-Vjecari

ELBASAN, 14 Korrik /ATSH- Miranda Sadiku/ .- Një 46-vjeçar nga rrethi i Elbasanit është gjetur i vetëvarur mëngjesin e sotëm nga të afërmit e tij. Burime të Policisë bëjnë të ditur se "46- vjeçari, Petraq Baloshi, me banim në fshatin Katund i Ri në rrethin e Elbasanit, është gjetur i vetëvarur në garazhin e automjetit të tij". Menjëherë të afërmit e viktimës kanë lajmëruar Policinë, e cila paraprakisht konkludon se shkak i vetëvarjes së 46- vjeçarit ka qenë konsumimi i tepërt i alkoolit. /a.ke/
KOMENTE