English

Elbasan: "Pameca Iii", Bashkepunimi Media-Polici, Ne Rritje

ELBASAN, 14 Korrik /ATSH- Miranda Sadiku/ - Bashkepunimi i policisë me komunitetin dhe marrëdhëniet mes Policisë dhe medias ishin objekt i takimit sot në ambjentet e Policisë se Elbasanit mes përfaqësuesve të medias se qarkut dhe të programit "Pameca III". Në takim u diskutua rreth marrëdhënieve që ka Policia me median, dhënia e informacionit nga ana e policisë në rast ngjarjesh, marrëdhëniet media -komunitet, ku roli i Policisë me komunitetin dhe pasqyrimi i informacionit nga gazetarët. Duke marrë përshtypjet e gazetarëve, këshilltari për Policinë në Programin "Pameca III", Dave Thomson u shpreh i kënaqur që ekziston një bashkëpunim mjaft i mirë mes Policisë dhe medias, i cili duhet të vazhdojë. "Kjo është edhe arsyeja që kemi ardhur sot në Elbasan", duke bërë të ditur se organizime takimesh të tilla do të vijojnë në të gjitha qytetet. Gazetarët e mediave lokale, kombëtare, vizive dhe të shkruara disktuan mbi përmirësimet e verejtura në dy vitet e fundit për bashkëpunimin me policinë. Sipas tyre, informacioni i një ngjarjeje merret në kohë dhe zyrtar, çka eviton përplasjet mes medias dhe komunitetit. /a.ke/
KOMENTE