English

EULEX, hetimet për korrupsion tashmë në praktikë

Prishtinë, 14 korrik, NOA – Duket se tashmë hetimi i EULEX-it kundër korrupsionit në institucionet e Kosovës, ka kaluar në praktikë.

Këtë e shpjegoi edhe arrestimi i djeshëm i këshilltarit të ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj.

Sipas EULEX, hetimi për korrupsion do të vijojë ende, pasi janë dhjetëra raste korrupsioni, përveç Tolajt, për të cilat po hetohet dendur.

Ilir Tolaj, shënon arrestimin e parë për korrupsion dhe shpërdorim detyre me shmangie tatimi, ndër zyrtarët e institucioneve të Kosovës.

Sipas EULEX, prokuroria speciale e Kosovës po heton 190 raste të dyshuara, ndër të cilat 38 për korrupsion.

EULEX-i nisi bastisjet në muajin prill në Ministrinë e Transportit dhe në pronat private të ministrit Fatmir Limaj dhe të zyrtarëve tjerë të kësaj ministrie.

Sipas EULEX flitet për shpërdorime që kapin vlerën e disa dhjetëra miliona eurove.

mit/NOA

KOMENTE