English

Filipine - Rritet Në 20 Të Vdekur Dhe 60 Të Zhdukur Bilanci I Tajfunit

MANILA, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Njëzetë persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas kalimit të një tajfuni të martën në Filipine, njoftuan sot autoritetet vendase. Bilanci i mëparshëm ishte tetë të vdekur dhe 20 të zhdukur. Të paktën 12 persona u vranë nga shembja e ndërtesave dhe shumica e viktimave të tjera u mbytën, njoftuan burimet. Viktimat janë identifikuar në 6 krahina të ishullit kryesor të Luzonit dhe në rrethinat e Manilës. AFP e ka përditësuar bilancin në bazë të informacioneve të ushtrisë, policisë, sigurisë civile dhe zyrtarëve lokale. Qendra kombëtare për menaxhimin e katastrofave njoftoi konfirmoi sot tetë të vdekur, duke theksuar se bilanci përfundimtar mund të jetë më i lartë. Sipas qendrës, 57 peshkatarë rezultojnë të humbur, përfshi gjashtë në portin e Manilës barka e të cilëve u mbyt. Ushtria nga ana e saj njoftoi se tre persona rezultojnë të zhdukur në jug të Manilës. Tajfuni "Conson", me erëra deri në 120 kilometra në orë, kaloi mbrëmjen e të martës në ishullin Luzon para se të drejtohej në Manila dhe rajon. /e.v/
KOMENTE