Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN: Shqipëria e përballoi me sukses krizën ekonomike, u ndoqën politikat e duhura
English

FMN: Shqipëria e përballoi me sukses krizën ekonomike, u ndoqën politikat e duhura

Tiranë, 14 Korrik, NOA – Shqipëria ka qenë mjaft e suksesshme në përballimin e efekteve të krizës ekonomike dhe kjo falë politikave të duhura që ka ndjekur qeveria në administrimin e saj.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gervin Bell, gjatë një konference të përbashkët bashkë me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri.

“Përballimi i suksesshëm i krizës financiare globale në vendin tuaj, ndodhi për shkak të politikave të kujdesshme monetare, fiskale dhe makro-ekonomike që ka ndjekur qeveria shqiptare”, deklaroi Bell në fjalimin e tij.

Duke komentuar më tej, se “janë pikërisht këto politika, të cilat me kalimin e kohës krijojnë ato që quhen amortizatorë të situatës” dhe nuk e lënë atë të degradojë drejt katastrofës ekonomike.

“Sistemi bankar ishte i shëndetshëm dhe mund të përballonte goditjet. E pikërisht, këto politika ishin arsyet pse Shqipëria mund ta shmangte krizën dhe rënien ekonomike për shkak të saj”, shtoi më tej, përfaqësuesi i FMN-së në vendin tonë.

Duke pasqyruar situatën aktuale ekonomike në vend, Bell tha se ekonomia në tre muajt e parë të këtij viti ka patur një performancë më të mirë nga sa autoritetet e kishim parashikuar më parë.

“Ndërkohë, situata në rajon dhe në botë, nuk është se paraqitet në formën e saj më të shkëlqyer. Por vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet e larta në sistemin financiar, e kjo në aspektin e sistemit global”, përfundoi ai.

Duke lënë si porosi se autoritetet duhet ta ndjekin me rigorozitet planin për sistemin fiskal, duke mënjanuar në këtë mënyrë vështirësitë e sistemit bankar për të financuar borxhin.

n.e/NOA

KOMENTE