Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani: Po Rikuperohet Besimi Te Bankat, Rriten Depozitat Bankare
English

Fullani: Po Rikuperohet Besimi Te Bankat, Rriten Depozitat Bankare

TIRANE, 14 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, konfirmoi se "besimi i qytetarëve në sistemin bankar shqiptar është rikuperuar dhe këtë e tregon më së miri rritja e nivelit të depozitave pranë tij gjatë muajve të fundit". Gjatë një konference të përbashkët sot me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Gerwin Bell, Guvernatori Fullani, tha se, kjo është pasojë e politikave të duhura të ndjekura nga qeveria, por edhe institucioneve financiare në vendin tonë, referuar edhe Bankës së Shqipërisë, të cilat kanë ndikuar në zbutjen e efekteve negative që kriza ekonomike globale induktoi në situatën ekonomike në vend. Ndër të tjera, guvernatori Fullani shtoi se zhvillimet ekonomike të ditëve të fundit përmbajnë sinjale inkurajuese, por gjithsesi, ato tregojnë edhe faktin se disa pika duhen plotësuar. Sipas tij, FMN e ministria e Financave "kishin ndarë opinion te përbashkët për të qenë të kujdeshëm në ruajten e ekuilibrave makroenomikë", duke shtuar se "BSH ishte e angazhuar për të marrë veprime korrekte". "Që situata e ardhshme të jetë pozitive kërkojnë vëmendje për të shmangur problemet që mund të godasin ekonominë", tërhoqi vëmendjen ai. Sipas tij, BSH ështe e gatshme të shohë mundësimë e një stimuli tjetër monetar në funksion të kreditimit të ekonomisë në Shqipëri. "Ecuria e ekonomisë ka pasur një rritje pozitive, por të ngadaltë. Kërkesat e brendshme kanë pasur ecuri të ngadaltë duke reflektuar vështirësitë ne financimin e aktivitetit ekonomik", deklaroi Fullani./n.m/
KOMENTE