Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata, 6 Dëshmi Të Tjera Në Seancën Kundër Aldo Bares
English

Gjykata, 6 Dëshmi Të Tjera Në Seancën Kundër Aldo Bares

TIRANË, 15 Korrik/ATSH/ .- Gjashtë dëshmitarë të tjerë të prokurorisë dëshmuan sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda në seancën e radhës kundër Aldo Bares, i akuzuar si kreu i "Bandës së Lushnjes". Thuajse të gjithë banorë të Lushnjes, ata kanë dëshmuar mbi disa ngjarje të rënda kriminale, mes tyre vrasje të ndodhura 12 vjet më parë në këtë qytet, krime këto që i faturohen pjestarëve të "Bandës së Lushnjes". Kështu 80 vjeçari Qamil Haliti ka dëshmuar lidhur me vrasjen e shtetasit Artur Daja, rivalit të Aldo Bares dhe dhunimin e kufomës së tij në 1998 në Lushnje. "Pashë një grup personash, prej 4 apo 6 vetash që shëtisnin në qendër të qytetit, duke mbajtur në duar një qese me kokën e prerë të Artur Dajës", kujtoi dëshmitari, që kishte dalluar si pjesë të grupit shtetasit Arben Boriçi dhe Ilir Stërkun, anëtarë të dyshuar të "Bandës së Lushnjes". Gjithashtu, i moshuari foli dhe për disa kërcënime që kishte marrë nga të pandehurit e kësaj bande, para vrasjes së Artur Dajës, me të cilin ai kishte lidhje krushqie. "Do ta qash çunin tënd", kujtoi 80 vjeçarit thëniet kërcënuese ndaj tij të Enver Dondollakut, anëtarit tjetër të kësaj bande, kur ai nuk kishte mundur të merrte informacionin që kishte kërkuar prej tij për Artur Dajën. Ndërkohë që, dëshmitari Adem Arapi, rrefeu torturat që i ishin bërë, pasi nuk kishte dhënë informata për kunatin e tij, Gramoz Selmani, një i njohur i Artur Dajës, që ishte në kërkim nga "Banda e Lushnjes". "Më kanë rahur dhe torturuar në një garazhd. Më kanë goditur me bishtin e belit, derisa humba ndjenjat. Kur u përmenda e gjeta veten në spital", tha dëshmitari, duke cilësuar si autorë të dhunës fizike ndaj tij shtetasit Leonard Prifti, Arben Borici dhe Ilir Stërku. Në seancë dëshmuan edhe vëllezërit Fatos dhe Flamur Bilbili, të cilët folën lidhur me vrasjen e vëllait të tyre, Luan Bilbili në 1998 në Lushnje. Sikurse dëshmuan ata, vrasja e Luanit kishte ndodhur pas një takimi që ai kishte patur me pjestarët e "Bandes së Lushnjes". Ndaj Aldo Bares, ose Alfred Shkurtit, rëndojnë disa akuza të rënda, ndër të cilat, disa vrasje të ndodhura vite me parë në Lushnje, rrëmbim personi, shkatërrim prone, etj. Aldo Bare u ekstradua në fund të vitit të kaluar nga Turqia, pas arrestimit nga autoritetet e atjeshme, me kërkesë të drejtësisë shqiptare. Dhjetra persona të akuzuar si anëtarë të Bandës së Lushnjes janë arrestuar vitet e fundit në Shqipëri. Shumë prej tyre janë dënuar, ndërsa të tjerë janë në proces gjykimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda./a.m/s.s./
KOMENTE