English

Itali - Rrëzohet Në Det Një Avion I Marinës Ushtarake, Shpëton Piloti

ROMË, 14 korrik /ATSH-ANSA/ - Një avion i Marinës ushtarake italiane u rrëzua në det mëngjesin e sotëm pranë brigjeve kalabreze, njoftuan burime të Marinës. Piloti arriti të shpëtojë duke u hedhur me parashutë. Incidenti ndodhi rreth orës 10:30, kur, për shkaqe ende të panjohura, një avion i modelit "Harrier AV8" u rrëzua në ujërat e detit Jon, pranë brigjeve kalabreze. Piloti, pasi është siguruar që nuk kishte asnjë rrezik për jetë njeriu, e braktisi avionin duke u hedhur me parashutë. /e.v/
KOMENTE