Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: Shtohen Masat Per Mbrojtjen E Pyjeve Nga Zjarret
English

Kukes: Shtohen Masat Per Mbrojtjen E Pyjeve Nga Zjarret

KUKES, 14 korrik/ATSH-R.Hoxha./- Temperaturat mjaft të larta të këtyre ditëve kanë shtuar rrezikun e zjarreve në masivet pyjore të qarkut të Kukësit, ç'ka ka rritur masat për parandalimin e tyre, ndonëse deri tani nuk ka pasur asnjë të tillë. "Edhe pse deri tani nuk është regjistruar asnjë rast zjarri, për parandalimin e tyre po merren masa në bashkëpunim me pushtetin vendor, pasi afro 60 për qind e masiveve pyjore janë në pronësi të pushtetit vendor", thotë për ATSH-në drejtori i ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor të rrethit të Kukësit Shefqet Elezi. Sipas tij, pranë cdo komune e në bazë fshati, janë ngritur e funksionojnë me sistem 24 orësh grupet e sinjalizimit e të shuarjes së zjarreve, ku vendin kryesor e zë komuniteti, ndërsa specialistët e ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor janë në rolin e koordinatorit të punëve. Pavarësisht mungesës së fondeve për pushtetin vendor, fakti që deri tani janë parandaluar e shuar menjëherë 3 raste të shfaqjes së zjarreve në pyje tregon se janë të gjitha mundësitë e parandalimit të zjarreve pavarësisht temperaturave në rritje. Në qarkun e Kukësit rreth 50 për qind të sipërfaqes e zënë pyjet e kullotat, por ato gjatë dy dhjetëvjecarëve janë dëmtuar ndjeshëm nga zjarret e prerjet pa kriter./n.m/
KOMENTE