Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria E Mbrojtjes, Marrëveshje Me Osbe-Në Për Asgjësimin E Disa Lëndëve Kimike
English

Ministria E Mbrojtjes, Marrëveshje Me Osbe-Në Për Asgjësimin E Disa Lëndëve Kimike

TIRANË, 14 Korrik/ATSH/.- Ministria e Mbrojtjes dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë nënshkruan sot marrëveshjen për shkatërrimin e 118 ton stoqe të lëndeve kimike të tipit 'dichloroethane', brenda një afati kohor prej 45 ditësh. Sipas një njoftimi për shtyp, marrëveshja e nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe kreu i Zyrës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Robert Bosch, parashikon gjetjen e një mënyre të përshtatshme për eliminimin e stoqeve të dichloroethane, një kimikat i rrezikshëm, që gjendet në sasi të konsiderueshme në inventarin e Forcave të Armatosura. Sipas marrëveshjes, OSBE ofron ndihmën e saj në këtë proces të përbashkët, duke marrë përsipër me shpenzimet e saj, paketimin e sigurtë të kimikatit dhe transportimin e tij në vendin ku do të shkatërrohet. Eliminimi i stoqeve të dichloroethane do të realizohet sipas standardeve ndërkombëtare në mbrojtje të ambientit. Procesi i eliminimit do të zhvillohet në Belgjikë, ku OSBE garanton të kontraktojë një kompani të njohur në këtë fushë për profesionalizëm dhe eksperiencë të gjatë. Ky proces do të zhvillohet në bashkëpunim me procesin e UNDP-së për shkatërrimin e pesticideve. Prezenca e OSBE-së gjithashtu ka marrë përsipër të garantojë Ministrinë e Mbrojtjes për korrektësinë dhe profesionalizmin e firmës kontraktuese, si edhe për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në procesin e shkatërrimit të kimikatit. Nga ana e saj Ministria e Mbrojtjes merr përsipër transportimin dhe sigurinë e sasisë së dichloroethane nga vendet ku mbahet e magazinuar deri në pikën e grumbullimit, si dhe ofron ndihmesë teknike dhe profesionale për të garantuar procesin. Ndërsa transporti nga vendi i grumbullimit në Portin e Durrësit, imbarkimi në anije dhe gjithë procesi vijues do të realizohet nga OSBE. Marrëveshja e sotme është në vazhdën e bashkëpunimeve të tjera që dikasteri i Mbrojtjes ka pasur me OSBE-në në shkatërrimin e municioneve të tepërta të FA Shqiptare. /a.s/s.s./
KOMENTE