Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Angazhim Per Konsolidimin E Avokatit Te Shtetit
English

Nishani: Angazhim Per Konsolidimin E Avokatit Te Shtetit

-Gjate ceremonisë së emërimit të 13 juristëve si Avokatë Shteti- TIRANË, 14 Korrik/ATSH/ .-13 juristë u çertifikuan sot me titullin "Avokat Shteti", pas përfundimit të konkursit të realizuar në zbatim të projektit të ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencisë Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar për konsolidimin e Avokaturës së Shtetit Shqiptar. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, i pranishëm në ceremoninë e organizuar pasditen e sotme në Tiranë, e cilësoi këtë moment si një investim mjaft të rëndësishëm në forcimin e metejshëm të trupës së Avokaturës së Shtetit, duke theksuar se "Qeveria është e angazhuar në konsolidimin e statusit të Avokatit të Shtetit në organizimin, infrastrukturën dhe trajtimin financiar të tij". "Qeveria Shqiptare e konsideron këtë institucion si një mekanizëm që mbron interesat e çdo individi", tha ministri Nishani, i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe dhe kontributin e Qeverisë Spanjolle dhe Ambasadës së saj në Tiranë për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio, duke shprehur vlerësime për stafin e ri të Avokaturës së Shtetit, tha se avokatët e rinj të Shtetit u përzgjodhën në një proces rigoroz dhe transparent. "Ky është një transformim i madh i institucionit të Avokatit të Shtetit", tha Ambasadori Montobbio, që e cilësoi këtë institucion si tepër të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të popullit. Avokatura e Shtetit është një institucion kyç për t'u garantuar të gjithë qytetarëve cilësinë juridike të veprimeve të shtetit, duke evituar në shumë raste dërgimin e çështjes deri në gjyq dhe ta mbrojë atë me efikasitet kur kjo gjë të ndodhë. Në sajë të një memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencisë Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, dy vjet më parë nisi zbatimi i projektit "Mbështetje për forcimin dhe Konsolidimin e Avokaturës së Shtetit shqiptar". Nga ky projekt është bërë rekrutimi i Avokatëve të Shtetit, të trupës së parë vitin që shkoi. Ndërkohë që sot, u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit Avokat Shteti trupës së dytë të kandidatëve që kaluan me sukses tre fazat e konkurrimit. Rekrutimi i avokatëve të rinj do të sjellë forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të këtij institucioni shumë të rëndësishëm për shtetin ligjor. Zbatimi i projektit ka pasur si synim përmirësimin e organizimit të brendshëm dhe formimin e Avokaturës së Shtetit, e për më tepër, duke ushtruar në mënyrë efikase funksionin mbrojtës të shtetit përballë gjyqeve, do t'i lejojë të marrë funksione të tjera si vlerësimi paraprak i kontratave dhe marrëveshjeve juridike të ndërmarra nga shteti, vlerësimi i projektligjeve, si dhe të përfaqësojë shtetin shqiptar përballë gjyqeve ndërkombëtare. /a.m/s.s./
KOMENTE