English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 14 Korrik /ATSH/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e mërkurë, në shtypin shqiptar: Gazeta "Shqip": FLETËT E VOTIMIT "NDEZIN" KQZ Patozi-Ruçi, 20 minuta "kokë më kokë". Meta: PS të nxitojë në Kushtetuese. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të ndjekë rrugën ligjore për sa u përket fletëve të votimit. Neni 178, pika 6, i problemizuar si pika e nxehtë e diskutimit teknik mbi asgjësimin e tyre, apo arkivimin e materialit zgjedhor, është për kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani, i qartë dhe se ai do të zbatohet shumë shpejt. Në një prononcim televiziv ai ka rikujtuar edhe njëherë se debati politik mbi çështjet zgjedhore nuk interferon në çështjet e institucionit. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Qëlloi mbi policinë në Leshnicë, hetohet si vrasës me pagesë Mijëra dosje në AKKP: Pronat, kthimi dhe kompesimi kthehet në "ferr" për pronarët Drafti i MASH-it "minon" publikët, favorizon privatët Gazeta "Mapo": KRIZA NË BUXHET, HIQEN CELULARËT, SHPËRBLIMET DHE DIETAT Drejtoresha e buxhetit, Mimoza Dhëmbi, zbulon projektvendimin e qeveruisë për përgjysmimin e shpenzimeve për telefonat celularë të administratës, dietave dhe shpërblimeve. SHISH: Me këtë buxhet të shkurtuar, kot sa shkojmë në punë Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Familjarët e Konomit: Vrasja, policia ka filmime Strehimi, përzgjidhen 108 familjet përfituese në Tiranë Takimi Ruçi-Patozi, negociatat ngecin tek fletët "Shekulli": KUSHTI I PD PËR KOMISIONIN HETIMOR Patozi do kërkojë që paralel me hetimin e zgjedhjeve të bëhet reforma elektorale. Partia Socialiste dhe Partia Demokratyike nisën paraditen e djeshme negociatat për arritjen e një marrëveshje që do t'i japë fund krizës politike disamujore në vendin tonë. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; SHISH: S'kemi para të hetojmë të dyshuarit Projektrezoluta/ Fajon: Të hiqen vizat me Shqipërinë Konflikti në Hamallaj, nis shitja e shtëpive për "fshatin turistik" "Gazeta Shqiptare": S'KA LEKË PËR "SPIUNËT" Zv/shefi i SHISH: Po cënohet siguria kombëtare. Ylli Alushi: Dietat po i mbajmë si letra me vlerë. Përçahen deputetët e PD. Hoxha: Alushi, nihilist e tendencioz. Sterkaj: Janë njerëz të përsosur. PS: Jemi të alarmuar nga shkurtimet. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Ermonela Jaho: Në Shqipëri mësova bërrylat e mediokritetin Ish-ministri fsheh pasurinë, pikturat kushtojnë 300 mijë euro Ruçi, para takimit me Patozin: hetim edhe gjatë pushimeve Gazeta "Panorama" KRIZA POLITIKE, RUÇI TAKON PATOZIN, SOT NISIN NEGOCIATAT Takimi në Kuvend/ Krerët e dy grupeve parlamentare janë takuar dje për herë të parë në selinë e Kryesisë së Kuvendit, pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Ndryshimi në buxhet, përgjysmohen tarifat e celularëve për të gjithë punonjësit në shtet Opinion/ Metamorfoza e Universitetit popullor! Mat/ Një femër ekzekuton 36-vjeçarin me 20 plumba /e.p./
KOMENTE