Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps:Qeveria, Paaftësi Në Parandalimin E Krizës Ekonomike
English

Ps:Qeveria, Paaftësi Në Parandalimin E Krizës Ekonomike

E TIRANË, 14 Korrik/ATSH/.- Deputeti i Partisë Socialiste (PS), Eduard Shalsi, akuzoi sot qeverinë "për paaftësi në parandalimin e krizës ekonomike". "Qeveria, jo vetëm ka qenë e paaftë për të vepruar në parandalimin e krizës, por është e paaftë dhe për të dëgjuar këshillat e opozitës, që ka më shumë se 10 muaj që i bie kambanave të alarmit", deklaroi Shalsi. Sipas tij, "një qeveri që ka ndaluar së investuari, që nuk kontrollon dot më inflacionin dhe rritjen e çmimeve, që nuk arrin dot të mbledhë të ardhurat nga taksat dhe tatimet, nuk duhet të ketë kurajën për të folur për ekonomi të qëndrueshme". Paraditen e sotme, gjatë një konference për shtyp, Shefi i Misionit të FMN-së, Gerwin Bell, deklaroi se "Shqipëria arriti të shmangë rënien ekonomike në sajë të politikave të duhura fiskale, monetare dhe makroekonomike". Ndërsa ministri i Financave, Bode tha se Shqipëria ka zhvillim ekonomik pozitiv karahasuar me vendet e tjera të rajonit. /a.s/s.s./
KOMENTE