English

Sport: Barcelona - Trajneri Guardiola Zgjat Me Nje Vit Kontraten

TIRANE, 14 Korrik/ATSH-AFP/. - Trajneri i FC Barcelona, Josep Guardiola, do te nenshkruaje te merkuren zgjatjen e kontrates edhe me nje vit ne krye te ekipit kampion te Spanjes, beri te ditur klubi katalan i futbollit. "Josep Guardiola do te zgjase te merkuren kontraten e tij me FC Barcelona", theksoi klubi i Barça. Kontrata e Pep Guardiola, 39 vjeç, i cili drejtoi Barça ne fitoren e Liges se Kampioneve (2009) dhe te Liges (2009 e 2010), skadonte ne 30 qershor. Sipas gazetes sportive katalane, Mundo Deportivo, te se merkures, Guardiola do te nenshkruaje kete zgjatje te kontrates pas "shume ditesh diskutime dhe negociata te veshtira" me zv/presidentin e klubit. /a.ke/
KOMENTE