Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Dinamo Starton Në Moldavi Aventurën Në Champions League
English

Sport-Futboll/ Dinamo Starton Në Moldavi Aventurën Në Champions League

- Blutë e kanë kaluar vetëm një herë turin e parë, në edicionin 2002-2003 me Sejdinin në stol - TIRANË, 14 Korrik /ATSH - Gjergji Mima/ - Kampionia e Shqipërisë, Dinamo, do të nisë sot në orën 19:00 për herë të gjashtë aventurën e saj në Ligën e Kampioneve (nga edicioni 1980-1981), kur do të përballet në Tiraspol me kampionin e Moldavisë, Sherif Tiraspol, një ekip dukshëm më favorit dhe me më shumë eksperiencë ndërkombëtare se ekipi shqiptar. Dinamo, e drejtuar nga Luis Manuel Blanko, argjentinasi i katërt që drejton blutë (tre të parët: Pedro Pablo Paskuli, Ramon Kabrero dhe Marsel Havier Zuleta), zhvilloi një fazë të fortë përgatitore në Maribor të Kroacisë me pesë ndeshje miqësore (3 fitore, 2 humbje). 18-herë kampionët e Shqipërisë dështuan në edicionin 2008-2009, kur me argjentinasin Marcelo Havier Zuleta në bankinë, u eliminuan nga kampionia e Bosnjës, Modrica, pas dy humbjeve: 0-2 në Tiranë dhe 2-1 në Zenica, ndërkohë që gjatë edicionin të kaluar në Ligën e Europës u eliminua nga finlandezët e Lahtit (1-4, 2-0). Sherif Tiraspol është një prej skuadrave më të njohura në Moldavi. Merr pjesë rregullisht në Ligën e Kampioneve nga edicioni 2001-2002, ku vazhdimisht ka kaluar turin e parë. Në edicionin e fundit të Ligës së Kampioneve, Sherif Tiraspol kaloi në turin e dyte finlandezët e Inter Turkut, në të tretin eliminoi Sllavian e Pragës dhe në play-off u eliminua nga Olimpiakosi i Pireut, kundërshtari aktual i Besës në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Dinamo ka në gjirin e saj pesë lojtarë të kombëtares shqiptare (Hidi, Bakaj, Vila, Muzaka dhe kapitenin Pisha), si dhe shtatë lojtarë të huaj, pesë argjentinas, një serb (Putinçanin) e një senegalez (Diop). Sherif Tiraspol ka një skuadër të përzierë, ku përveç futbollistëve moldavë bëjnë pjesë serbë, gjeorgjianë, rusë, rumunë, ukrainas, malazezë, afrikanë nga Burkina Faso, bullgarë, madje edhe një brazilian. Dinamo e ka kaluar për herë të fundit një tur në Ligën e Kampioneve në sezonin 2002-2003. Dinamo e drejtuar atëhërë nga Faruk Sejdini fitoi në transfertë 2-3 me FK Kaunas në Lituani (17 korrik 2002: golat Ahmataj 55', Pisha 56', Qorri 76' ) dhe barazoi 0-0 në Tiranë (24.07.2002). Në turin e dytë Dinamo u eliminua nga Brondby e Danimarkës (dy humbje 0-1, 0-4). Dinamo e ka nisur historinë e saj në Ligën e Kampioneve në vitin 1980-1981 (atëherë quhej Kupa e Kampioneve) me takimet kundër Ajaksit të Amsterdamit, dy humbje: 0-2 dhe 0-1, dhe në pesë ballafaqimet e saj të deritanishme janë edhe Olimpiku i Marsejës (1-5, 0-0) dhe Beshiktashi i Turqisë (0-2, 0-1). Bilanci i saj në Ligën e Kampioneve numëron 12 ndeshje, nga të cilat ka arritur 1 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje Kjo do të jetë ndeshja e 39-të në Europë e Dinamos në të gjitha kompeticionet (përfshirë Ligën e Kampioneve, 12 ndeshje; Kupën e Kupave, 8 ndeshje; Ligën e Europës, 16 ndeshje dhe Kupën Intertoto, 2 ndeshje). Dinamo është ekipi i gjashtë shqiptar që ka zhvilluar ndeshje në Ligën e Kampioneve, duke përfshirë këtu Tiranën (13 pjesëmarrje, 5 herë ka kaluar turin e parë), Partizanin (8 pjesëmarrje), Vllazninë (3 pjesëmarrje, 1 herë e ka kaluar turin e parë), Elbasanin (2 pjesëmarrje) dhe Flamurtarin (1 pjesëmarrje). - Dinamo në Champions League 2008-2009: Dinamo-Modrica (Bosnjë): 0-2, 1-2 2002-2003: Dinamo-Kaunas (Lituani): 3-2, 0-0 Dinamo-Brondbi (Danimarkë): 0-4, 0-1 1990-1991: Dinamo-Marsejë (Francë): 1-5, 0-0 1996-1987: Dinamo-Beshiktash (Turqi): 0-2, 0-1 1980-1981: Dinamo-Ajaks (Holandë): 0-1, 0-2 Bilanci: 12 ndeshje, 1 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje /a.ke/
KOMENTE