Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Kombëtarja Shqiptare Ngjit 8 Pozicione Në Renditjen E Fifa-S
English

Sport-Futboll/ Kombëtarja Shqiptare Ngjit 8 Pozicione Në Renditjen E Fifa-S

- Rivalet në grupin D për eleminatoret e Euro 2012 kanë pësuar rënie - TIRANË, 14 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Shqipëria u ngjit me 8 pozicione në renditjen botërore mujore të FIFA-s, të publikuar sot në faqen zyrtare (fifa.com), duke u pozicionuar tani në vendin e 71-të nga vendi i 79-të që ishte në klasifikimin paraardhës (26 maj). Përfaqësuesja e Shqipërisë ka grumbullaur 49 pikë në renditjen e muajit maj, pas 2 fitoreve me rezultatin 1-0, në takimet miqësore ndaj Malit të Zi në Podgoricë në 25 maj dhe ndaj Andorrës në Tiranë në 2 qershor. Tashmë Shqipëria ndodhet me 455 pikë mes Ugandës (70) dhe Malit të Zi (71) dhe pozicionimi më i mire këtë muaj vjen falë uljes së vendeve të tjera. Në renditjen specifike të UEFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 37-të midis 53 ekipeve kombëtare që aderojnë në konfederatën kontinentale, duke fituar 2 pozicione në renditje Rezultatin më të mirë në renditjen e FIFA-s, Shqipëria e ka arritur në gusht të vitit 2006, kur pozicionohej e 62-ta, ndërsa rezultatin më të ulët në gusht të 1997, kur u rendit në vendin e 124-t. Përsa u përket kundërshtarëve të kombëtares shqiptare në grupin D për eliminatoret e Kampionatit Europian, Franca ka rënë mjaft pas paraqitjes zhgënjyese ne Botëror, duke zbritur 12 vende nga renditja e kaluar, tani është e 21-ta në FIFA dhe e 13-ta në UEFA. Rumania, kundërshtari ynë i parë zyrtar, ndodhet në vendin e 42-të, duke zbritur plot 14 pozicione në FIFA dhe është po e 24-ta në UEFA. Bosnja gjendet në vendin e 57-të, duke zbritur 6 pozicione në renditjen e FIFA-s, dhe është e 31-ta në UEFA. Bjellorusia gjendet në vendin e 77-të, duke ngjitur 5 vende në FIFA, ndërsa është e 39-ta në UEFA, duke u gjendur kështu pas Shqipërisë. Ndërsa Luksemburgu gjendet në vendin e 116-të, duke ngjitur 11 pozicione në renditjen e FIFA-s, dhe është i 47-ti në UEFA. Ndërkohë, në krye të renditjes botërore është përfaqësuesja e Spanjës, pas fitimit në Kupën e Botës "Afrika e Jugut 2010", në vend të dytë është Holanda dhe në vend të tretë Gjermania. /a.ke/
KOMENTE