Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendimi i qeverisë: Si do sekuestrohen pasuritë nga përmbarimi
English

Vendimi i qeverisë: Si do sekuestrohen pasuritë nga përmbarimi

Tiranë, 14 Korrik, NOA – Me anë të një vendimi të posaçëm, të marrë në mbledhjen e sotme, qeveria ka përcaktuar rregullat dhe procedurat e sesi përmbarimi do bashkëpunojë me agjencinë e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Kështu, vendimi së pari parashikon faktin që administratori, i caktuar në vendimin e gjykatës, i dorëzon kërkesën për ekzekutimin e vendimit përmbaruesit ku ndodhet pasuria që sekuestrohet.

Vendimi i gjykatës për sekuestrimin e pasurive, parashikohet që të vihet në ekzekutim menjëherë, me paraqitjen e kërkesës dhe duhet të ekzekutohet brenda 5 ditëve.

Ndërkaq, inventarizimi dhe dorëzimi i pasurive të sekuestruara, nga përmbaruesi gjyqësor te administratori, dokumentohet me procesverbal, sipas nenit 524 të Kodit të Procedurës Civile.

Ndër të tjera, vendimi përcakton se administratori i pasurisë ia dorëzon kërkesën për ekzekutimin e vendimit të konfiskimit përmbaruesit gjyqësor, të caktuar në vendimin e gjykatës dhe se përmbaruesi urdhëron institucionet përgjegjëse për kalimin e pasurisë në pronësi të shtetit dhe në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, menjëherë pas marrjes së njoftimit të vendimit të konfiskimit.

n.e/NOA

KOMENTE