Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vepro Tani Dhe Politekniku, Fushatë Për Riciklimin E Mbeturinave
English

"Vepro Tani" Dhe Politekniku, Fushatë Për Riciklimin E Mbeturinave

TIRANË, 14 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Universiteti Politeknik i Tiranës vijoi iniciativën për riciklimin e mbeturinave, duke vendosur në secilin prej korridoreve të fakulteteve tre kosha për letrat, plastikën e aluminin dhe për mbetjet me natyrë organike. Fushata ndërgjegjësuese nisi me edukimin e një sjelljeje pro mjedisore për stafin dhe studentët dhe sipas rektorit Jorgaq Kaçani, pritet të konkretizohet në kontrata me firmat të cilat reciklojnë letrën për shtëpitë botuese. Pedagogia dhe organizatorja e projektit mjedisor 'Vepro tani", Edlira Molla, u shpreh se investimi i ambasadës holandeze dhe shtrirja e këtij aksioni po vijon edhe në Gjirokastër, në shkëmbimin edhe të përvojës me Greqinë, për riqarkullimin e mbetjeve të letrës e metaleve si dhe në Vlorë në komunën e Novoselës, ku përgjatë sezonit turistik, nga ana e gjimnazistëve janë pastruar edhe pjesë të caktuara të plazhit. Universiteti Politeknik i Tiranës, përmes shembullit të studentëve dhe pedagogëve dhe ngritjes së një infrastrukture mjedisore për riciklimin, konsiderohet ndër të parët institucione që në këta 20 vjet të ketë një aktivitet të qëndrueshëm dhe model qytetarie për mbarë vendin./s.s./
KOMENTE