Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet banda hajdute e Jugut. Sulm dhe kasafortave në Lazarat
English

Zbulohet banda hajdute e Jugut. Sulm dhe kasafortave në Lazarat

Gjirokastër, 14 korrik, NOA – Zbulohet autori i një sërë vjedhjesh të ndodhura muajt e fundit në qytetin e Gjirokastrës.

28 vjeçari Roland Aliu, është vënë në prangat e policisë së qytetit mbrëmë rreth orës 21.30, në Gjirokastër.

Policia e qarkut njoftoi se 28 vjeçari Aliu akuzohet për grabitjen e disa lokaleve në qytet, si dhe për vjedhjen e arkës së komunës së Lazaratit.

Sipas të dhënave të publikuara nga policia ishte pikërisht Roland Aliu, që në 3 mars të këtij viti, bashkë me dy persona të tjerë, të shpallur në kërkim, kanë hyrë në godinën e komunës së Lazaratit përmes dritares dhe pasi kanë thyer kasafortën e parave të komunës kanë vjedhur një shumë prej 101.900 lekë të reja.

Sipas burimeve nga policia e Gjirokastrës, një tjetër vjedhje ka për autor këtë vjedhës, Roland Aliun, i cili në 23 qershor, sërish nga dritarja është futur në një lokal lojërash fati në lagjen “18 shtatori”, dhe duke shpërthyer kasat e katër kompjuterave, që shërbejnë për lojra fati ka vjedhur shumën prej 350.000 lekë.

Por, si të mos mjaftonin këto dy vjedhje, në të cilat shpëtoi pa u kapur, po ky shtetas rishtas ka sulmuar një lokal lojërash fati në lagjen “18 Shtatori”, ku ka tentuar të vjedhë, por s’ka mundur dot, pasi është diktuar nga roja dhe është larguar menjehërë.

Roland Aliu dyshohet edhe për vjedhjen e dy banesave të tjera, për të cilat policia ende po dokumenton provat.

Arrestimi i Roland Aliut, dhe shpallja në kërkim nga policia e dy bashkëpunëtorëve të tij, erdhi si rezultat i informacioneve në rrugë operative në terren.

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar edhe një aparat celular, që është përdorur nga autori për kryerjen e vjedhjeve.

Forcat policore po i përdorin si provë këto për të gjetur edhe dy bashkëpunëtorët e 28 vjeçarit Aliu.

Për arsye të hetimit policia nuk bën të ditur gjeneralitetet e dy bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim.

Tashmë nën akuzën e vjedhjes çështja i ka kaluar për ndjekje penale prokurorisë së Gjirokastrës.

mit/NOA

KOMENTE