Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zmk, Më Tepër Mbrojtje Dhe Këshillim Për Konsumatorët Shqiptarë
English

Zmk, Më Tepër Mbrojtje Dhe Këshillim Për Konsumatorët Shqiptarë

TIRANË, 14 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Drejtori ekzekutiv i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Altin Goxhaj, theksoi sot gjatë Asamblesë së 3-të Kombëtare të ZMK-së se, "disa nga objektivat e ZMK-së për të ardhmen janë, realizimi i studimeve mbi tregun, kërkesës dhe ofertës, kulturën dhe sjelljen e konsumatorëve ndaj tregut, hartimi i politikave që synojnë mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, ofrimi i shërbimeve për edukimin, informimin, këshillimin e konsumatorëve, si dhe dhënia mundësi konsumatorëve që të paraqesin ankesat e tyre nëpërmjet Qëndrave të Ankimit, Këshillimit dhe Informimit të Konsumatorëve në të gjithë Shqipërinë sipas standarteve ndërkombëtare" Gjithashtu Goxhaj shtoi se "detyrë e ZMK-së është realizimi i politikave të advokacisë për konsumatorët, të influencojë pranë autoriteteve për të përmirësuar politikat qeverisëse dhe shërbimet publike për konsumatorët, ngritja e kapaciteteve të ekspertizës shqiptare dhe mobilizimin e ekspertizës shqiptare në dobi të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe të mirëqeverisjes, orientimi, trajnimi dhe angazhimi i studentëve dhe studiuesve të rinj të fushave që kanë të bëjnë me konsumatorët si dhe ndikimi në përmirësimin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe rritjen e fuqisë blerëse të konsumatorëve shqiptarë". Gjatë Asamblesë u bë prezantimi i aktiviteti 5 vjeçar të ZMK-së. Asambleja miratoi disa ndryshime në statutin e ZMK-së, si dhe zgjodhi bordin e ri drejtues të Shoqatës./s.s./
KOMENTE