Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Divjake: Kabinat E Plazhit, Molle Sherri Mes Kryebashkiakut Dhe Keshillit Bashkiak
English

Divjake: Kabinat E Plazhit, "Molle Sherri" Mes Kryebashkiakut Dhe Keshillit Bashkiak

DIVJAKË, 15 Korrik /ATSH -Rr.Isufaj / - Kabinat e plazhit të Divjakës u bënë sot "mollë sherri" mes kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak, pasi këshilltarët akuzuan kryebashkiakun Irakli Gorreja për abuzime me pronën e qytetarëve, duke e tjetërsuar atë për qëllim përfitimi. Bashkia e Divjakës ka nën administrim plazhin së bashku me rreth 230 kabina. Kryebashkiaku Gorreja ka nënshkruar një kontratë me biznesin privat për shfrytëzimin e tyre për një periudhë 10- vjeçare. "Të gjitha veprimet janë të ligjshme, trasparente dhe me leverdi ekonomike për bashkinë. Veprimi yne për dhënien e kabinave i ka shtuar të ardhurat e bashkisë, pasi nga dhënia me qera e këtyre kabinave janë grumbulluar rreth 9 milion lekë më shumë se sa kur i shfrytëzonte ndërmarrja komunale", tha Goreja ne mbledhjen e keshillit bashkiak. Sipas tij, nga 4 milion leke që ishin të ardhurat financiare nga shfrytëzimi i këtyre kabinave, me kontratën e re të lidhur me subjektet private, kjo vlerë shkon në rreth 13 milion lekë. Edhe pas argumenteve të kryebashkiakut, këshilltarët e LSI, PDK, PSD sërish ngulën këmbë për të bërë transparencën e kontratës dhe procesin e dhënies me qera të gabinave të plazhit, duke e akuzuar kryebashkiakun se kabinat u janë dhënë personave qe kane lidhje familjare me te. Pas debatesh të ashpra dhe ndërprerjes të vazhdueshme të mbledhjes, u ra dakord që të ngrihet një komision ekonomik për verifikimin e gjithë procedurave në procesin e ankandit dhe të lidhjes së kontratave për kabinat e plazhit. Ende sot, plazhi i Divjakës është i pastruar, ndërsa mbetje të shumta inerte dhe qyteteve Rrogozhinë e Divjakë derdhen në bregdetin e tij nëpërmjet lumit Shkumbin dhe kanalit kryesor kullues që përshkon zonën. /a.ke/
KOMENTE