English

Ekon - Fesf - Regling: Situata Ekonomike Në Evropë Po Normalizohet

PARIS, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Situata ekonomike "po normalizohet" në Evropë, deklaroi sot në një interviste për të përditshme ekonomike franceze ''Les Echos'' drejtori i Fondit Evropian të Emergjencës për zonën euro, Klaus Regling. "Të gjithë treguesit vërtetojnë se situata po normalizohet", deklaroi Regling, ku përmendi rikthimin bë tregje të Greqisë dhe Spanjës, dy vendet kryesore të zonës euro që cilat kishin probleme të konsiderueshme në financat e tyre publike dhe u përballën me nevoja të konsiderueshme për blerje nga vendet e tjera të borxhit të tyre. "Javën e kaluar, Spanja testoi tregjet e saj me sukses. Po shoh se investitorët aziatikë i janë rikthyer blerjes së obligacioneve evropiane. Po ashtu, Greqia ka mundur të hedhë në treg të martën një pjesë të bonove të saj të thesarit", u shpreh drejtori i Fondit Evropian Stabilizimit Financiar (FESF). ''Nga ana tjetër, FESF, që do të mbetet operative deri në fund të korrikut, është e gatshme të ndërhyjë nëse ndonjë prej vendeve të zonës euro është në vështirësi'', theksoi ai./ /i.p/
KOMENTE