English

Greqi - Grevë E Re E Përgjithshme

ATHINË, 15 korrik /ATSH-MIA/ - Fluturimet nga dhe për në Greqi do të anulohen sot për katër orë për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimit, të cilët janë pjesë e grevës së përgjithshme në vend kundër reformave në sektorin e punës, njoftuan burime të ndryshme. Nga ora lokale 11:00 deri në orën 15:00 sot do të ndërpriten të gjitha fluturimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare për shkak se kontrollorët e fluturimit do të marrin pjesë në protesta për të kërkuar marrjen e rrogave të papaguara. Kjo është greva e përgjithshme e shtatë e madhe, që nga koha kur Athina zyrtare konfirmoi masat e ashpra për kursim për tejkalimin e krizës për shkak të deficitit të madh buxhetor. Reformat janë pjesë e masave të marra në planin e koordinuar për shpëtim me BE-në dhe FMN-në me vlerë të përgjithshme prej 110 miliard euro. Pritet që sot parlamenti të miratojë ndryshimet në rregulloren për pension të nëpunësve shtetërorë, ndërsa me mijëra grekë do të dalin nëpër rrugë në mitingje proteste në Athinë dhe Selanik. Javën e kaluar, deputetët pranuan ligjin kontestues për reformën në pensione, që parashikon rritje prej 60 në 65 vjeç të moshës për pension të grave, që barazohet me moshën e burrave, si dhe rritjen në 40 vjet të periudhës së punës për marrjen e pensionit të plotë./ a.jor.
KOMENTE