Gyl: Stabiliteti I Be-Së Varet Nga Stabiliteti Në Ballkan
					  BËRDO (Slloveni), 15 korrik /ATSH-MIA/ - Presidenti turk, Abdulla Gyl deklaroi dje në
mbrëmje se stabiliteti i Bashkimit Evropian varej nga stabiliteti i Ballkanit, që paraqet sferë
interesi edhe për Turqinë dhe Slloveninë.
     "Paqja në Ballkan është e rëndësishme për të gjithë ne", theksoi Gyl pas bisedimeve me
 homologun e tij slloven, Danilo Turk.
     Gjyl theksoi gjithashtu se Ballkani Perëndimor  duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet
 ekonomike.
     Turk përshëndeti rolin e Turqisë për situatën në Bosnje-Hercegovinës, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare në tetor, që duhet të kalojnë në atmosferë të qetë.
     Presidenti slloven shprehu përkrahje për Turqinë në rrugën drejt BE-së duke theksuar se
kundërshtimi për anëtarësimin e saj është i dëmshëm për interesat e Unionit. 
     "Aderimi i Turqisë në BE do të ishte përparësi e madhe, diçka që do t'i garantonte Unionit  rol global", tha Turk./
a.jor. 				
				
				
