Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jehona nga SHBA, mbështetje për aktivitetin e Fondacionit “Nënë Tereza”
English

Jehona nga SHBA, mbështetje për aktivitetin e Fondacionit “Nënë Tereza”

Uashington, 15 korrik, NOA – Pas prezantimit të suksesshëm të ekspozitës mbi jetën dhe veprën e humanistes së shquar me origjinë shqiptare Nënë Tereza, organizuar nga Fondacioni Kulturor “Nënë Tereza” me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj, rikonfirmohet respekti dhe mbështetja për popullin shqiptar dhe Fondacionin nëpërmjet letrave dhe fotografive, dërguar presidentes së këtij Fondacioni, Liri Berisha.

Midis tyre spikasin ato të personaliteteve të jetës politike dhe shoqërore amerikane si zonjat e mirënjohura Mishel Obama, Laura Bush dhe Hillari Klinton.

Ato vlerësojnë dhe mbështesin lart aktivitetin e organizuar, si dhe punën e Fondacionit për të bërë gjerësisht të njohur figurën dhe vlerat e humanistes së madhe me origjinë shqiptare.

Në letrën e saj, Klinton thekson se ekspozita dhe dhuratat me simbolet e Nënë Terezës shërbejnë si kujtime të dashura të pasurisë së pavdekshme që la pas Nënë Tereza.

Ky aktivitet solli në dritë më shumë kujtime dhe informacione nga jeta dhe veprat e Nënë Terezës, si figurë humanitare e mbarë njerëzimit, por me origjinë shqiptare.

n.e/NOA

KOMENTE