Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kinë - Ulje Urgjente E Një Avioni Pas Një Alarmi Të Rremë Për Bombë
English

Kinë - Ulje Urgjente E Një Avioni Pas Një Alarmi Të Rremë Për Bombë

PEKIN, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Një avion me 100 persona në bord dhe që lidhte Urumqin, kryeqyteti i Xinjiangt, në veriperëndim të Kinës me Cantonin bëri një ulje urgjente pas një alarmi të rremë për bombë, theksoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua. Avioni i kompanisë ajrore ''China Southern Airlines'' u ul pa hasur ndonjë rrezik dje në mbrëmje në Lanzhou, kryeqytet në provincën Gansu, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve. ''Kompania ishte lajmëruar se një bombë mund të ishte vendosur në bordin e avonit'', konfirmuan zyrtarët e sigurisë cituar nga agjencia e lajmeve Hsinhua. ''Të 93 pasagjerët dhe 18 anëtarët e ekuipazhit u evakuan, por në bordin e avionit nuk u gjend asnjë bombë'', theksoi agjencia e lajmeve, Hsinhua. Një zyrtar nga autoritetet ajrore kineze konfirmoi se bëhej fjalë për një alarm të rremë për bombë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE